Tahiri: Rama barti idenë për ndryshimin e kufijve nga Vuçiqi në Beograd te Thaçi në Prishtinë

Ishte Edi Rama ai që e barti idenë për ndryshimin e kufijve nga Serbia dhe presidenti Aleksandar Vuciq në Kosovë te presidenti Hashim Thaçi.

Sipas Edita Tahirit, e cila thotë se ka informacione të sigurta nga darka që e kishte Rama në Beograd, kryeministri shqiptar nuk e kundërshtoi as Vuçiqin e as Daçiqin kur folën për çështjen e kufijve.

“Unë tashmë kisha marrë informatat që në Beograd kur ishte Rama më një delegacion, ia kishin hapur temën e ndryshimit të kufijve, nuk e di çka ka biseduar në pjesën zyrtare, se personat që më treguan nuk kishin qenë aty”, ka thënë Tahiri në Rubikon të KTV-së.

“Ekipi që ka marrë pjesë në darkë, të dy, edhe Daçiq, edhe Vuçiq, kanë hapur këtë temë, Rama nuk ka qenë në gjendje me ua mbyll këtë temë dhe me u thënë se ku po shkoni”, tha Tahiri.

Ish-udhëheqësja e dialogut teknik me Serbinë tha se shumë takime sekrete, që tentuan të bëheshin mes Thaçit dhe Vuçiqit, i ndali ajo.

“Një në Londër dhe një në New York”, theksoi Tahiri.

© KOHA.

Lini Një Koment