Taksa e Haradinajt i ka nxjerrë Kosovës edhe një problem të ri me BE’në

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Natalyia Apostolova, ka thënë se lansimi i Agjendës për Reforma Evropiane, ERA 2, po pëngohet për shkak të taksës 100% të vendosur nga Qeveria e Kosovës për produktet serbe.


Në fillim të lansimit të ERA 2, ajo thotë se kushtet politike nuk janë të favorshme për një gjë të tillë, kjo pikërisht për shkak të taksës.

“Ne jemi në fillimin e lansimit të ERA 2 dhe mendoj se do të bëjmë një ceremoni, por kur kushtet politike të jenë të favorshme, po flas për tarifat e vendosura të cilat po na pengojnë në vazhdimin e procedurave”, tha Apostolova në tryezën e Institutit të Prishtinës për Studime Politike, ku u diskutua zbatimi i Agjendës për Reforma Evropiane, shkruan rel.

ERA është dokument i përbashkët i Kosovës dhe BE-së nën Marrëveshjen për Stabilizim dhe Asociim dhe ka filluar së zbatuari më 11 nëntor 2016, në takimin e parë të Dialogut të nivelit të lartë në mes të Bashkimit Evropian dhe Kosovës.

Pakoja e ligjeve që ndërlidhen me integrimin evropian, është e madhe dhe në të bëjnë pjesë ligje nga sektorë të ndryshëm, si qeverisje të mirë, sundim të ligjit, konkurrencë dhe klimë të investimeve, edukim dhe punësim.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme