Talenti i Barcelonës goditet me 5 plumba

Sulmuesi Nicolas Cruz kishte hapur zjarr me armë gjysmë-automatike brenda shkollës duke vrarë 17 persona, kryesisht mësues.

Lojtari i akandemisë së Barcelonës, Anthony Borges, i ka shpëtuar kolegët e tij të shkollëssë mesme duke treguar guxim të paparë. Bëhet fjalë për masakrën e Floridas që kishte ndodhur më 14 shkurtit.

Sulmuesi Nicolas Cruz kishte hapur zjarr me armë gjysmë-automatike brenda shkollës duke vrarë 17 persona, kryesisht mësues. Me atë rast, Borges 15 vjeç, u kishte shpëtuar jetën 20 shokëve e shoqeve të shkollës, pasi e kishte bllokuar derën e klasës ku gjendeshin 20 nxënës të tjerë.

Sulmuesi Cruz pastaj kishte gjuajtur me armë zjarri në derë duke e goditur Borgesin trim me 5 plumba, të cilët e goditën në gjymtyrë dhe njëri në shpinë, shkruan Syri.net. Për këtë veprim ai fillimisht u shpërblye me jetë, pasi edhe vetë i shpëtoi i gjallë dhe po shërohet me sukses në Miami.

Me të dëgjuar për veprimin heroik të Borges, drejtuesit e FC Barcelona kanë kontaktuar familjen e tij duke i ofruar mbështetje për shërim. Pastaj e nisi edhe aksionin humanitar me të cilin tashmë janë mbledhur mbi gjysmë milioni euro. Ai ishte pjesë e FC Barcelona Escola, një dege të shkollës së klubit katalonas në SHBA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme