Të dhëna të ndjeshme të ushtrisë dhe qeverisë amerikane u ekspozuan online

Detajet e ekspozimit të një numri të madh të të dhënave të qeverisë Amerikane dhe të personelit ushtarak janë ekspozuar në një llogari online, ka deklaruar një kompani e sigurimit.

179 giga bajt të të dhënave kanë qenë të prekshme në një server të pa sigurtë të drejtuar nga një kompani e udhëtimeve.

Këto të dhëna kanë qenë me përmbajtje të ndjeshme për ushtarët dhe civilët, raporton “BBC”, transmeton lajmi.net. Pas një ndërhyrje nga Departamenti Mbrojtës i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të dhënat tashmë janë bllokuar, thuhet në deklaratë.

Informacionet e dala kanë përmbajtur emra të plotë, data të lindjes, adresat, numrin e telefonave, detajet e intinerarit të udhëtimit, duke përfshirë kështu edhe udhëtimet në vendet e ndjeshme si në Moskovë dhe Tel Aviv, kohën e arritjes, hotelet dhe në disa raste edhe numrin e dhomës së hotelit.

Po ashtu të përfshira ishin edhe numrat e kreditë kartelës, por fatmirësisht kodet ishin të mbrojtura. Të dhënat e qytetarëve rreth 100 mijë të tyre,  të cilët kanë revervuar pushime apo të tjera gjëra kanë qenë po ashtu të ekspozuara.

Lini Një Koment