Teksa “vlojnë” protestat, ambasada e SHBA-ve ka një thirrje për studentët shqiptarë!

Ambasada e SHBA-ve në Shqipëri ka një thirrje për të gjithë studentët shqiptarë.

Bëhen të ditura ofertat verore të punësimit në universitet amerikane.

“Sot bën ftohtë jashtë, por përpara se ta kuptoni – vera do të vijë shumë shpejt!

Studentë të universiteteve, a jeni të interesuar që të kaloni verën duke punuar dhe udhëtuar në Shtetet e Bashkuara?

Nëse po, ju mund të shihni programin Veror të Punësimit.

Ky është një program shkëmbimi kulturor i hapur për studentë nga universitete të akredituara dhe rekrutimi për këtë program ka filluar! Për më tepër informacion – vizitoni faqen tonë të internetit”, njofton ambasada./Gazeta Express

 

Lini Një Koment