Tentim vrasje në Pejë, arrestohet viktima

Një tentim vrasje ka ndodhur gjatë ditës së premte në qytetin e Pejës

Të dyshuar të panjohur kanë shtënë me armë në drejtim të veturës, ku kanë qenë dy persona brenda saj, raporton Policia e Kosovës.

Dy personat kanë pësuar lëndime, ndërkaq Policia ka arrestuar njërin prej tyre pasi i janë gjetur armë në veturën e tij.

Raporti:

VRASJE NE TENTATIVË

Pejë 21.10.2016-20:40. Njësiti policor ka pranuar një informatë se ka të shtëna me armë zjarri ne nje rruge te qytetit. Njesitet policore menjëherë kane dalë në vendin e ngjarjes ku  është gjetur një Veturë Audi e cila ishte kapluar nga zjarri. Dyshohet se të dyshuar të pa njohur dhe për arsye të pa njohura kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës. Si pasojë e të shtënave nga arma e zjarrit viktima  mashkull Shqiptar shtetas i Shqipërisë ka pësuar lëndime trupore ndërsa një mashkull K-Shqiptar ka pësuar lëndime nga thyerja e xhamave të veturë. Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjet dhe konfiskuar :një armë automatike Kallashnikovë, një armë e llojit “GLOCK” , një karikator me 11 fishekë 34 fishekë të cal 9x19mm. Lidhur me rastin i dyshuari mashkull K-Shqiptar i cilësuar si viktimë është arrestuar për Armëmbajtje  pa leje dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Njësitet relevante policore janë duke kryer hetime lidhur me rastin.