Tërmet në Itali,dyshohet për 16 të vdekur(VIDEO)

24 Gusht 2016 – Sakte.net  09:13

 

 

 

Itali – Një tërmet i fuqishëm prej 6.2 ballësh ka rënë sot në Italinë qendrore (afër Perugias), duke zgjuar banorët në një mënyrë shumë të frikshme. Më tej ky tërmet është pësuar sërish nga dy lëkundje të tjera 5.1 dhe 5.4 ballë. Thellësia lokale e tërmetit ka qenë 4 km dhe ka zgjatur 20 sekonda.

Si pasojë e këtij tërmeti deri më tani dyshohet të jenë 16 persona të vdekur, mes viktimave janë një familje prej 4 anëtarësh të cilët janë gjetur nën rrënoja në qytetin e Açumoli.

2

Raportohet se shumë njerëz të tjerë mund të jenë nën rrënoja ndaj aktualisht është duke u kërkuar për të mbijetuar. Gjithashtu dëmet materiale janë të konsiderushmne saqë Kreu i Komunës Amatrice thotë se fshati nuk ekziston më.

Tërmeti ka rënë rreth orës 3:36 të mëngjesit me orën lokale. Epiqendra e tërmetit të fortë ishte në Norcia./Sakte.net