Thaçi takohet me shefen e EULEX-it

15:49, 2 Shtator 2016  Sakte.net

Shefja e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou u takua me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, takimi zyrtar ky i pari i saj në cilësinë e Shefes së Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).

Ajo vlerësoi të shkëlqyeshëm takimin me Thaçin, përderisa deklaroi që bashkojnë ekspertizën dhe resurset në mënyrë që të mbështetet Sundimi i Ligjit ne Kosovë.

Në veçanti u diskutua luftimi i ndërhyrjes politike në drejtësi.

Papadopoulou, ka shërbyer më parë në Kosovë si Shefe e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në vitin 2000.