U kap në Tiranë kosovari i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje në Gjermani

Policia e Tiranës në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe me agjencitë e tjera ligjzbatuese arrestuan të shtunën dy persona, njëri i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje në Gjermani, dhe tjetri i dënuar më parë për trafik droge në Zvicër.

Sipas policisë, shtetasi me origjinë kosovare Shkëlqim Kastrati 23-vjeç, i kërkuar për vrasje u arrestua në një palestër, ndërsa në shtëpinë e tij ku jetonte me qira u arrestua edhe një 38-vjeçar, i cili ishte i skeduar nga Policia Zvicerane për shitje të drogave të forta, raporton BW.

Shkëlqim Kastrati rezulton i përfshirë në një tentativë vrasje në dhjetorin e 2017 në një diskotekë në Donaueschingen në Gjermani.

Menjëherë pas ngjarjes i riu u arratis, ndërsa prokuroria nxori 2500 euro si shpërblim për të gjithë personat, të cilët mund të kishin dijeni për të riun. Ai u kap dje në Tiranë në një palestër dy vite pas arratisjes nga Gjermani. Ai rrezikon të dënohet me 15 vjet burg.

Bashkë me dy të arrestuarit dhe drogës së sekuestruar, Policia ka shpallur në kërkim edhe pronarin e shtëpisë ku jetonin personat e mësipërm.

Lini Një Koment