U përmend si president i mundshëm: Flet Murat Jashari

Ditë më parë u përmend Murat Jashari si kandidat për President të Republikës së Kosovës, mirëpo ky i fundit e ka mohuar këtë spekulim duke thënë se nuk e di kush qëndron pas kësaj dhe nuk ka asgjë të vërtetë këtu, shkruan Gazeta Metro.


Aktualisht tema më e përfolur në politikë vazhdon të jetë koalicioni në mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës  dhe çështja e presidentit të vendit, derisa po kundërshtohet që presidenti të jetë pjesë e marrëveshjes se dy partive që pritet të lidhin koalicion.

Jashari në një bisedë për “Bota Sot” ka thënë se nuk ka asgjë në këtë punë dhe se ai nuk e di kush qëndron mbrapa kësaj pune.

“Realisht nuk ka asgjë në këtë punë dhe nuk e di se kush qëndron mbrapa kësaj pune. Nuk e di se çfarë po ndodh në ketë vend dhe konsideroj se median e konsideroj si mision fisnik,  mirëpo pom doket edhe besnikërinë e këtij misioni jemi duke e lënduar kapak. Ka një kohë që jam terhek dhe nuk po prononcohem për media dhe jam tërhek nga të gjitha postet publike që kanë të bëjnë më profesionin tem dhe nuk e kam parë të arsyeshme të deklarohem” ka thënë Jashari.

Murat Jashari ka shpjeguar se deri më tani nuk e ka kontaktuar askush për çështjen e presidentit dhe se nuk ka asgjë nga ajo punë dhe është deklaruar se nuk është për atë pozitë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme