Udhëtimi i parë zyrtar i ministres austriake do të kushtojë 10 euro!

Kneissl nesër do të bisedojë në Bratislavë me kolegun e saj sllovak Miroslav Lajcak i cili është kryesuesi i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Udhëtimi i parë në botën e jashtme i ministres së jashtme të Austrisë, Karin Kneissl, do t’i kushtojë shtetit 10 euro. Kneissl po udhëton në Sllovaki, e cila është destinacioni i parë i saj prejse e ka marrë detyrën e re, dhe në këtë vend fqinj ajo do të udhëtojë me tren.

“Do të udhëtoj me linjën hekurudhore REX, që kushton 10 euro. Ky është treni me të cilin, përndryshe, kam udhëtuar deri tani gjatë ditës nga Gramatnojzidl për në Vjenë, bashkë me personelin mjekësor dhe studentët sllovak”, i ka treguar ministrja gazetarëve.

Kneissl nesër do të bisedoj në Bratislavë me kolegun e saj sllovak Miroslav Lajcak i cili është kryesuesi i Asamblesë së Përgjithshme të KB.

Kursimtar është edhe kancelari i ri austriak Sebastian Kurz, i cili, si edhe më herët kur ishte ministër, po vazhdon të udhëtojë me klasë ekonomike.

Kështu Kurz do të udhëtoj në Francë e më pas në Gjermani me aeroplan por me klasë ekonomike.

Ky rast është edhe një shembull tjetër se si menaxhohen paratë që qytetarët i paguajnë në formë taksash, për dallim prej vendeve me përgjegjësi të ulët si Kosova, ku zyrtarët luftojnë të jenë në pozita që ofrojnë sa më shumë udhëtime jashtë shtetit, e ku udhëtimet me bileta të lira praktikohen asnjëherë ose shumë rrallë. /gazetametro.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme