Uran Butka zbardh masakrën e Tivarit në një libër

Libri “Masakra e Tivarit dhe përgjegjësia e shtetit shqiptar” prezantohet nga studiuesi Uran Butka si homazh në përvjetorin e 64 të masakrës më të përgjakshme ndodhur në viset shqiptare nga shteti komunist jugosllav. Butka sjell fakte të reja dhe të panjohura përmes arkivave të Jugosllavisë, të Shqipërisë, Kosovës, Britanisë dhe Amerikës.

Edhe pse kanë kaluar 64 vjet nga Masakra e Tivarit që prej 25 vitesh, studiuesi dhe historiani Uran Butka i është dedikuar zbardhjes së saj, që konsiderohet si një nga më të përgjakshme kryer ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare nga pushteti komunist jugosllav në vitit 1945. Në përvjetorin e 64-të, ai risjell për lexuesit fakte të reja rreth kësaj ngjarje, të cilat i ka përmbledhur ne librin “Maskra e Tivarit dhe përgjegjësia e shtetit shqiptar”.

Arsyeja kryesore, sipas studiuesit, është zbardhja e të vërtetës historike se kjo masakër u projektua nga shteti jugosllav, por pati mbështetje nga shteti komunist shqiptar. Autori sjell përpos listave të viktimave që nuk janë identifikuar ende edhe dëshmi të mbijetuarve, të cilët e rrëfejnë tmerrin që jetuan asokohe. Uran Butka thotë se ka ardhur koha që të njihet kjo masakër dhe nga ana tjetër të kërkohet falje publike nga përgjegjësit.

Nga kjo masakër, bilanci i viktimave është tragjik 1000 veta u vranë në territorin shqiptar, 1560 në Tivar dhe përgjatë rrugëtimit shifrat e dokumentuar deri më sot janë 3500 njerëz të pafajshëm së bashku me numrin e konsideruar të zhdukur numri arrin deri në 4000 veta.

Lini Një Koment