Urdhërat për haraç të Fatmir Limës me shokë, silli pesë mijë marka, pasaportën dhe hesht se të pushkatojmë (Dokumente)

Sakte.net / e Shtunë 24 Shator 2016 / 11:48

Shkruan: Sinan Kastrati


Halil Azem Kastrati ka lindur dhe është rritur në fshatin Damanek, fshat fqinj me Turjakën, komuna e Malishevës. Halili është i martuar dhe (është babë) i ka tetë (8) fëmijë. Me profesion është mësues. Ka punuar disa vite në vendlindje, në shkollën e fshatit Damanek bashkë me Asman Kajtaz Krasniqin, Hajdin Haki Kastratin, Ramadan Brahim Morinën (Ramadani ka ra në “Betejën e Rahovecit”, tash shkolla në Damanek mban emrin e tij, me meritë bashkë me Hamdi Berishën e Carravranës, Gjimnazi i Malishevës e mban emrin e Hamdiut, Lavdi iu qoftë të dyve!). Halili pas “luftës”, në “liri” është i pa punë.

Kur isha te ai, në nëntor të vitit 2014, ai ishte shumë i prekur por fliste i qetë dhe ndihej krenar për të kaluarën familjare e profesionin, si mësues me traditë, babë e djalë. Më fliste me emocione për dëshirën dhe besimin e madh që kishte pas për Ushtrinë Çlirimtare, por që kjo dëshirë iu kishte thyer nga njerëz të mbrapsht e të papërgjegjshëm në “luftë” për “liri”. Në fillim të bisedës ma lexoj një fjali të fundit të “Deklaratës” që e kishte dhënë para “eprorëve” të brigadës 122 dhe “policisë ushtarake” në Lladrofc:

“Me të dy duart mezi e kam siguruar bukën e gojës për fëmijët e mi, tani kam mbetur vetëm me një dorë…” .

Halil Kastrati rrjedh nga Familja e njohur e asaj treve, nga Familja e Ali Agës, e agallarëve të Zatriqit që ishin shpërngulur nga Zatriqi në Turjakë e më vonë, i pari i tyre, Hasani ishte dal në Damanek (DUKAT e quanin pleqtë fshatin Damanek). Gjyshi i tij që njihet si Januz Dervishi, është një nga Pleqtë e njohur për pajtimin e gjaqeve e ngatërresave tjera që nga fund vitet e 1920-ta të shekullit të kaluar. Ndërsa, babai, Azemi është mësuesi i parë në atë lokalitet dhe ndër të parët e krahinës së Llapushës (Prekorupës) bashkë me mësuesin VETERAN, Xhemë Krasniqin e fshatit Negrofc, Selman Hazirin e Lubizhdës, Avdullah e Hazir Morinën e Vll. Drenofcit, Banush Bajraktarin e Astrazubit e shumë të tjerë që nuk mund ti përmend në ketë shkrim të vogël. Azem Januzi mbahet mend për të mirë, për punën e madhe e të palodhshme që ka bërë kundër analfabetizmit e për arsimimin e të rinjve në shkollat e para shqipe që u hapën pas “çlirimit”, pas 1945-tës.

Kush ishin “komandantët” me pseudonimet “Bashkim Fina” e “Ftyra”?
Po Fatmir Lima, Nexhmi Krasniqi e “avokati” Bajram Krasniqi, çka bënin?
 

Halili punonte në Itali si punëtor krahu, ndërsa familjen e kishte në Damanek.
Në fund të janarit më 1999 kthehet nga qyteti Cyrih me avion për në Beograd. Rrugën nga Beogradi deri në Prishtinë e bënë me autobus. Ishte vetë i dyti, bashkë me Fatmir Morinën (djalin e Smajl Alisë) nga Vll. Drenofci. Para hotelit Grand sa kishin zbritur nga autobusi, Fatmiri thirri në telefon Bajram Krasniqin, avokat nga Tërpeza, me banim në Prishtinë që të vinte sepse kishte do “amanete” për të.

Ja dëshmia e Halilit.

“Bajrami erdhi pas 20 minutash me automobil. Fatmiri kishte shumë porosi dhe disa gjësende e “bakshishe” për Bajram Krasniqin.

Bajramit ia dha 3.000 DM. në një vend dhe 100 DM  të tjera për një person tjetër. Ishin pare që 15-16 bashkatdhetarë shqiptarë që punonin në Itali ia kishin çu Bajramit nga 1.000 deri në 5.000 marka gjermane e ky ua dërgonte familjeve të tyre, si: “agjenci”. Fatmiri iu lut Bajramit që ta çonte me kerr deri te Syla. Syla ishte dhëndër i Hazir Shurdhës nga Vll. Drenofci e Haziri ishte një miku i joni i moçëm, i pleqve nga Damaneku dhe mësues me Azem Januzin. Bajrami kur u nis na pyeti:

-Djem, sa pare keni me vete dhe a e keni lajmëruar policinë?

-Jo i thamë të dytë me një gojë sepse në aeroportin e Beogradit kishte pas shumë tollovi dhe policia doganore as që na pyeti e as nuk na kontrolluan. Kur e kuptoi Bajrami se ne kemi pare, në vend se me na çu drejt e te Syla, ai i grahi automobilit te vendi ku shiteshin devizat, pas ndërtesës së komunës, drejtimi i Xhamisë së Llapit (vr. aut.). Aty afër e mbushi kerrin me benzinë dhe u nis drejt e te një postbllok i policisë serbe, andej kah nuk i kishim thënë ne dhe nuk ishte rruga që çonte në shtëpinë e Sylës. Policia na ndali dhe na kontrolloi, por nuk na mori asgjë ndërsa Bajrami shkoi brenda në barakë ku rrinin policia serbe. Aty kemi pritur prej orës 20:00-të të mbrëmjes deri në orën 24:00-të mesit të natës. Bajrami rrinte brenda me policë dhe pinte me ta … . Dikur erdhi Bajrami. E dhezi kerrin dhe u nisëm. Duke vozitur, ktheu pakëz kryet kah na e na tha:

-Djema, policët serbë mi morën 1.200 marka për juve e ju duhet të mi paguani këto para mua! Ne nuk ia paguajtëm sepse e kuptuam se ai rrente dhe rastin e kishte kurdis vetë. Atë natë bujtëm në Prishtinë te Syla dhe ia treguam Sylës krejt ngjarjen. … Kjo ngjarje e kjo ndodhi nuk mbet me kaq. Të shohim se çka na bani vaki më vonë për këto para që nuk ia paguam Bajramit dhe lidhjet e dyfishta e të dyshimta të Bajram Krasniqit me Fatmir Limën, me “Ftyrën”, “Bashkim Finon” dhe policinë serbe, për përfitime. Këtu duhet të shtoj se kur ishte puna te paratë, të gjithë ishin bashkë, shki e shqiptarë. Do të shohim.

Ftesa nga Shtabi i UÇK-së!

Të nesërmen, më 24 janar 1999 posa mbërrita në shtëpi, në Damanek, kanë ardhur dy policë ushtarakë të UÇK-së dhe ma kanë lënë një ”Ftesë”, thirrje për me u lajmërua në Shtabin e UÇK-së, në Lladrofc. Më 25 janar 1999 bashkë me vëllain tim më të vogël se unë, Fatmir Azemin (është vrarë në Turjakë, në muajin Maj të vitit 1999) dhe Isë Mazrekun nga Malisheva, miku i vëllait tim, më të voglit, të katërtit, Afrimit). Të tretë kemi shkuar në “Shtab” në Lladrovc. Pasi u lajmërova dhe ia tregova “ftesën”, kanë dal nja 15-20 “ushtarë” si të çartur dhe janë afrua afër nesh.

deshmiahalil1

“Bashkim Fino” e “Ftyra”?

Njëri nga “ushtarët” e Shtabit të UÇK-së, i njohur me pseudonimin “Bashkim Fino” ka pyet:

-Cili prej jush është Halili?”

-Unë! thashë dhe e ngrita dorën që të më dalloj më mirë.

-Eja pas meje! Më skejoi pas shtëpisë afër muri dhe më pyeti:

-A i ke pagua kontributet për fondin “Vendlindja …”?

-Jo!

-Pasaportën a e ke me vete?

-Jo!

deklarateperpolusht

-A e din se mi ke borxh 1.200 DM.? (Borxh personal. Fjalën e kishte për 1.200 DM. që nuk ia kishim dhënë Bajram Krasniqit e ai e kishte lajmëruar Fatmir Limën).

-Jo!

Ishin disa nga pyetjet që mi bëri në shpejtësi dhe me nervozë.

-Unë sot kam ardhur për shkak se kam marr thirrje, ftesë e për këto “punë private” unë do të merrem vesh me Bajramin më vonë. Kur i thash kështu ai u tërbua dhe filloi të më shaj në nënë e babë dhe më tha: “Plum kam me t`dhanë” (vr. aut.)! Pastaj filluan të më shajnë të gjithë dhe më sulmuan mua, Fatmirin dhe Isë Mazrekun, mikun e vëllait nga Malisheva.

fletpagesa1

Fatmir Limaj dha urdhër …!

 Fatmir Limaj dha urdhër që të më fusin në kerr, në gjip kurse vëllait tim, Fatmirit i tha:

-Ti shko në shtëpi e bjere pasaportën e Halilit dhe 5.000 DM, ndërsa ushtarëve iu drejtua:

-Ju këtë të poshtër, këtë të ndytë çojeni e bajeni LLUM! Vëllait e mikut iu drejtua:

-Hupni dhe iu ktheu automatikun në drejtim të tyre. Kur e pash se edhe vëllain dhe mikun tonë duan me i rreh, hyra në kerr “vullnetarisht”.

– O ndaluni burra bre, se këta i kam miq!

Kur filluan ushtarët të na sulmojnë, miku i shtëpisë që kishte ardhur me neve, Isë Mazreku nga Malisheva iu tha “ushtarëve”:

– Ndaluni burra bre, këta i kam miq! Ata iu kthyen:

-Ty ta bajmë edhe ma zi, hup he ….! Përveç Fatmir Limës, ishte edhe Nexhmi Krasniqi (vozitës), ish shofer i autobusit Malishevë-Prishtinë-Malishevë, tash komandant i përgjithshëm i policisë për rrethin e Prizrenit në Prizren dhe “Bashkim Fino”, emri i të cilit ishte Naser Binishi. Gjatë rrugës më kanë sharë, më kanë fyer, më kanë kërcënuar me vrasje-pushkatim”, rrëfen Halili.SHQIPTARI.EU