Vazhdon operacioni ushtarak i Turqisë në verilindje të Sirisë

Trupat turke kanë vazhduar operacionin e tyre ushtarak në verilindje të Sirisë.

Pas sulmit tokësor të nisur të mërkurën si pjesë e Operacionit Pranvera e Paqes, Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka pohuar se misioni i Forcave të Armatosura Turke, së bashku me Ushtrinë Kombëtare Siriane ka për qllim parandalimin e krijimit të një korridori terrorist dhe sjelljen e paqes në këtë zonë.

Turqia ka thënë se grupi terrorist PKK dhe shtrirja e tij YPG / PYD përbëjnë kërcënimin më të madh për të ardhmen e Sirisë, duke rrezikuar integritetin territorial dhe strukturën unitare të vendit.

Ankaraja gjithashtu ka theksuar se mbështetja e terroristëve nën pretekstin e luftimit të daeshëve është e papranueshme.

Turqia ka një kufi prej 911 kilometrash me Sirinë dhe ka denoncuar prej kohësh kërcënimin nga terroristët në lindje të Eufratit dhe formimin e një “korridori terrorist” atje.

Lini Një Koment