Vdekja e 6 vjeçarit në Deçan, Prokuroria jep detaje

Një fëmijë i moshës gjashtë vjeçare ka ndërruar jetë mbrëmë në Spitalin e Pejës.

Gjashtë-vjeçari nuk u mbijetoi plagëve të marra nga mjeti i dyshimtë sipas asaj që tha Policia e Pejës për lajmi.net.

Në media është raportuar se dyshohet që 6 vjeçari është plagosur fillimisht me armë zjarri nga vëllau i tij 8 vjeçar aksidentalisht se pastaj ka vdekur nga plagët e rënda.

Ndërkohë, zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi për lajmi.net ka dhënë detaje shtesë për hetimet.

“Për rastin në fjalë prokurorja ka dalë në vend të ngjarjes së bashku me njësitet relevante policore ku janë ndërmarrë fillimisht veprimet e nevojshme. Trupi i pajetë i fëmiut me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar për obdukim. Lidhur me rrethanat e këtij rasti jemi në pritje të raportit të autopsisë”, tha Nikçi për lajmi.net.

Nikçi ka thënë se prokuroria po pret raportin e autopsisë dhe se për këtë është autorizuar Policia e Kosovës.

“Nuk dihen ende rrethanat si ka vdekë fëmija, jemi në pritje të raportit të autopsisë. Prokuroria e ka autorizu Policinë e Kosovës, për marrjen e veprimeve të nevojshme në trajtim të këtij rasti”, tha Nikçi.

Lini Një Koment