Vëllai i dëshmorëve nga Amerika: Vuciq nuk është President, por kriminel

Ilir Bytyçi, vëllai i tre dëshmorëve Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi, luftëtarë të UÇK-së që u vranë nga forcat serbe, thotë se Aleksandër Vuciq nuk është President, por ‘një kriminel lufte’

Bytyçi ka thënë për RTK se Serbia ka përgjegjësi për vrasjen e vëllezërve të tij.

“Në Kosovë nuk ka krimi’nelë lufte dhe kriminel të tjerë. Ata janë në Serbi dhe të gjithë janë në Parlamentin e Serbisë. Ka kriminel lufte, ka krimi’nel të krimit të organizuar dhe Vuçiq është bosi i bosëve. Ai ka dhënë shumë premtime për zbardhjen e vrasjes së vëllezërve të tanë dhe nuk e ka mbajt këtë premtim. Ai është bos i krimit dhe bos i kriminelëve”, tha Iliri.

Ai po ashtu tregoi se kongresmenët amerikanë i kanë bërë të ditur Serbisë se nuk do të mund të hynë në BE, nëse nuk e zbardhin rastin e vrasjes së vëllezërve Bytyçi.

Iliri ka treguar se SHBA ka vënë sanksione ndaj ish-oficerit të lartë të policisë serbe Goran Radosavleviq i njohur “Guri” dhe ndaj familjes së tij, si përgjegjës për vrasjet e tre vëllezërve Bytyçi në vitin 1999.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme