Veseli takon ambasadorët e Quintit në prag të seancës për demarkacionin

Kryetar i Kuvendit, Kadri Veseli ka zhvilluar sot një takim me ambasadorët e vendeve të Quintit.

Ai në një status në “Facebook” tregoi se ka ritheksuar përkushtimin e institucioneve për rrugën drejt integrimit euroatlantik.

“Qytetarët e Kosovës dhe institucionet e saj, janë të sigurt dhe nuk lejojnë që përmes dhunës t’ju ndryshohet orientimi i tyre politik. Demarkacioni dhe temat tjera me rëndësi për Kosovën, do të trajtohen në bazë të ligjeve të Kosovës dhe në bazë të procedurave demokratike. Vullneti ynë për të ecur përpara, është i pacenueshëm. Jemi falënderues ndaj miqve që na ndihmojnë në këtë rrugëtim”, ka shkruar ai.