Veseli thotë se shumë shpejt do të ndodhë formimi i ushtrisë së Kosovës

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, tha sot se shumë shpejt do të ndodhë formimi i ushtrisë së Kosovës.

Gjatë një prononcimi, pas mbledhjes së Kryesisë me kryetarët e grupeve parlamentare, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, tha se Ushtria e Kosovës është realitet që do të ndodhë shumë shpejt. Nuk është e rëndësishme vetëm vendimmarrja e Kuvendit për të transformim, sa është e rëndësishme në këtë proces të kemi një vërshim investimesh në Forcat e Armatosura, të ketë armatimin që i duhet dhe kjo është e mundur vetëm falë bashkëpunimin me bashkësitë ndërkombëtarë. Pra do të bëjmë çdo veprim institucional dhe me partneritet. E kam diskutuar edhe në Pentagon, se Ushtria e Kosovës është realitet që vetëm dita pritet të ndodhë.

Kryeparlamentari Veseli ka folur edhe për çështja e demarkacionit dhe Asociacioni. Këto, tha ai, janë shumë të rëndësishme për vendin tonë dhe ne nuk duhet t’u japim motiv vendeve që nuk na njohin se nuk i kryejmë obligimet tona si shtet.

Ai po ashtu e ka quajtur lajm të mirë rrëzimin e murit në veri, derisa ka siguruar të gjithë qytetarët se nuk do të këtë më mure në Kosovë, e as në veri.

Ai ka siguruar qytetarët se nuk do të ketë pengesë për lëvizjen e qytetarëve në Mitrovicë, qytet për të cilin ka thënë se nuk duhet të ndahet në jug e veri .

Kryeparlamentari ka kërkuar nga qytetarët që të mos bien e pre e atyre të cilët abuzojnë politikisht me murin.