Vet Joe Biden kërkoi që Majlinda Kelmendi ta pret në Aeroportin “Adem Jashari”

Krenaria e Kosovës, e arta e Rio 2016, Majlinda Kelmendi ishte njëra nga mirëpritëset e zv/presidentit amerikan, Joe Biden në aeroportin “Adem Jashari”. Ajo bashkë me presidentin Thaçi, Zonjën e Parë, ambasadoren Çitaku dhe ambasadorin Delawie i uruan mirëseardhje numrit dy të SHBA-ve.

Lajmi.net mëson se ishte pikërisht zv/presidenti Biden që kishte kërkuar ta shoh Majlindën në aeroport, për ta uruar atë për suksesin historik në Lojërat Olimpike Rio 2016.

Për Majlindën, Biden u kujdes që ta nderojë edhe më një dhuratë.