Veton Surroi e quan fytyrë qesharake Behgjet Pacollin: Lidhje nuk ka me punën ku është i angazhuar

Publicisti Veton Surroi ka hedhur kritika të mëdha ndaj postit që po e mban Behgjet Pacolli si ministër i Punëve të Jashtme.

Sipas Surroit, Pacolli s’ka fare lidhje me punën ku është i angazhuar.

‘’Është bërë fytyrë qesharake dhe nuk do të duhej të ishte aty’’ ka thënë Surroi në Rtv Dukagjini.

Tutje Surroi ka folur edhe për idenë e korrigjimit të kufijve  Kosovë-Serbi.

Ai  ka thënë se Serbia gjithmonë ka dashur korrektim të kufijve.

Publicisti Veton Surroi ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të ndërtojnë marrëdhënie si Franca e Gjermania pas luftës që kanë pasur./Periskopi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme