Video/ Stuhia godet Greqinë, vdesin 6 turistë, mes tyre 2 fëmijë

Një stuhi e madhe ka goditur Greqinë. Stuhia ka goditur gadishullin Halkidiki në vendin fqinj, duke iu marrë jetën gjashtë turistëve. Mediat e huaja raportojnë se mes viktimave janë edhe dy fëmijë 8 dhe 2 vjeç, si dhe mbi 100 persona të tjerë janë plagosur.

Stuhia e cila zgjati vetëm 10 minuta, tronditi banorët vendas, por edhe turistët e shumtë në Greqi. Dy nga viktimat janë çekë, ndërkohë që një tjetër është rumunë. Një turiste u fut në një tavernë greke për ti shpëtuar stuhisë, por taverna u rrëzua dhe ajo humbi jetën.

Nga stuhia e madhe raportohet se me dhjetëra pemë janë shkulur, disa shtëpi janë rrënuar dhe dyqane të dëmtuar tërësisht, dhjetëra makina janë përmbysur, probleme të mëdha me energjinë elektrike, dëme të pallogaritshme të pronës private dhe të infrastrukturës.Video Player00:0000:37

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme