Video: Tensione te Fakulteti Ekonomik, policia dhunon studentin

Studentët nuk dorëzohen në qëllimin e tyre për të bojkotuar mësimin deri në një zgjidhje të kërkesave të tyre. Ata vijojnë të jenë të ngujuar prej mëngjesit të djeshëm në Fakultetet e Juridikut dhe Ekonomikut në Tiranë.

Dita e sotmeka nisur me tensione në Fakultetin e Ekonomikut mes policëve privatë dhe studentëve.

Një polic ka dhunuar një prej studentëve të Fakultetit Ekonomik në ambientet e hollit. Në mënyrë të paligjshme dhe pa një kërkesë nga dekanati, policia jo vetëm që ka hyrë në fakultet, por edhe ka ushtruar dhunë mbi disa prej studentëve.

Një nga rastet më flagrante shfaqet dhe në videon e mëposhtme siguruar nga Faxweb.al.

Lini Një Koment