Videoja që po i kushton Ramiz Lladrovcit (Video)

Kandidati i PDK’së për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, pak ditë para balotazhit në këtë komunë, po kompromentohet me anë të një video që po qarkullon nëpër rrjete sociale.

 

Video në fjalë, nis me sekuenca nga fjalimet e Lladrovcit, të cilat ndërpriten për shkak të mungesës së shprehjes nga ana e kandidatit të PDK’së, deri pak javë më parë Ambasador i Kosovës në Tiranë.

Më pas, aty shfaqet guraja e Lladrovcit derisa flet për veturat e burrit të saj, dhe për pasurinë e ish-ambasadorit. Ndërkohë se pasqyrohet edhe jeta në varfëri e disa qytetarëve të Drenasit, derisa në pamje shfaqet kulla disa katërshe e familjes Lladrovci.