Viktimat e aksidentit në Rahovec, ishin nisur në dasmë

Edhe më tej po vazhdojnë hetimet për rastin e rëndë të aksidentit në hyrje të Rahovecit. Në këtë aksident vdiqën tre persona, njëri prej të cilëve fëmijë.

Kapiteni Avdi Berisha deklaroi për lajmi.net se nuk mund të japë më shumë detaje ngase prokurori I rastit është në vendin e ngjarjes.

Sipas tij, pa konfirmim nga ana e prokurorit ai nuk mund të deklarohet më shumë për këtë rast tragjik sesa konfirmimin e vdekjes së tre personave, njëri fëmijë dhe lëndimit të tre të tjerëve.

Ai nuk ishte në gjendje të tregojë as nëse të vdekurit janë të së njëjtës famije, se nga janë të aksidentuarit e detaje të tjera.

Por në anën tjetër, lexues të lajmi.net kanë dërguar në redaksi informacione shtesë në lidhje me këtë tragjedi.

Ndonëse ende të pakonfirmuara zyrtarisht, dyshohet se tre të vdekurit ajnë prindërit dhe djali, fëmija i tyre.

Ata janë nga Prizreni dhe në momentin tragjik, ishin duke shkuar në një dasmë.

Sidoqoftë, edhe më tej policia nuk ka dhënë detaje të tjera, të cilat pritet t’i bëjë të ditura të sot paradite.

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë