Vogëlushja “masakrohet” në çerdhe, kthehet në shtëpi me 25 shenja kafshimesh në trup

Një nënë nga Arizona është tronditur kur vajza e saj 15 muajshe u kthye nga çerdhja me 25 shenja kafshimi në shpinë. Ish marinsja, Alice Martin vuri re lëndimet pasi mori vogëlushen nga çerdhja, por ende nuk e di se çfarë ka ndodhur.

Për të paralajmëruar miqtë e prindërve për vendin ku çonte vajzën, Martin ndau fotografitë duke treguar se sa e tmerruar ishte nga trajtimi që i ishte bërë vajzës.

Ndonëse kanë ngritur padi, ende nuk kanë një person të cilit mund ti referohen për shenjat në trupin e vajzës.

“Unë bëra denoncim në polici për neglizhencë ndaj fëmijës dhe njoftova Departamentin e Shëndetësisë, i cili merret me akreditimin e kujdesit ditor. Asnjë departament nuk më ka kontaktuar për ndonjë të re. Të gjitha shenjat e vajzës ndodhën vetëm në një ditë”, shkruajti Alice Martin në një postim në Facebook.

Lini Një Koment