Vrasja e Ndrecajt – Avokati: Ministri është i hutuar, jo polici që tha se Mirsadi është vrarë pas arrestimit

Avokatët e Grupit të Kumanovës kundërshtojnë ashpër deklaratën e ministrit të Brendshëm Mitko Çavkov i cili ditë më parë tha se dëshmitari i mbrojtur, pjesëtar i policisë është hutuar kur ka thënë se Mirsad Ndrecaj është kapur i gjallë në Kumanovë. Naser Raufi nuk deshi të zbardhë detaje nga dëshmia e policit, por tha se për të hutuar është deklarata e Çavkovit.

“Vetë Ministri i MPB-së e komentoi këtë dëshmi me atë që tha se ka qenë dëshmitar i koduar, unë mendoj se këto komente nuk kanë bazë posaçërisht prej personit që nuk është prezent në sallë por edhe po të jetë prezent, ligji e ndalon çdo koment në lidhje me pyetjet e këtij dëshmitari. Mendoj se për t’u hutuar është deklarata e ministrit dhe jo deklarata e dëshmitarit të mbrojtur”, deklaroi avokati Naser Raufi për TV Alsat.

Mediumet në Maqedoni raportuan se në seancën e fundit gjyqësore për Lagjen e Trimave, ku me dyer të mbyllura dëshmuan dëshmitarë të mbrojtur, një pjesëtar i policisë maqedonase ka deklaruar se Mirsadi ishte arrestuar i gjallë gjatë aksionit në Lagjen e Trimave. Ministri Çavkov, i pyetur në lidhje me këtë, tha se polici ka qenë “ose i hutuar, ose i çorientuar”

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë