Vrasje në Strumicë

Në Barbarovë të Strumicës,dje në periudhën prej orës 08:00 deri në orën 09:30, një kryes i panjohur e ka vrarë Z.A. (73) nga i njëjti fshat, duke i shkaktuar lëndime me mjet të fortë në pjesën e kokës.

Trupin e Z.A., kumtoi sot MPB, e ka gjetur mbesa e saj, e cila e ka njoftuar babain e saj – T.A. (djali i Z.A.). Ai kur ka parë se nëna e tij është e vdekur, ka dyshuar se është vrarë nga bashkëfshatari A.A. (65). Në kumtesë sqarohet se menjëherë ka shkuar në shtëpinë e tij, ka marrë shkopin dhe ka hyrë në hapësirën në të cilën ka qenë A.A., dhe kanë filluar debat i cili më vonë ka kaluar në rrahje. Gjatë rrahjes T.A. me shkop i ka shkaktuar disa lëndime A.A. në pjesën e trupit dhe kokës, ndërsa A.A. me thikë personit T.A. i ka shkaktuar plagë nga therja.

Pas padisë së marrë për ngjarjen, në vendin e ngjarjes kanë dalë dhe kanë kryer ekspertizë prokurori publik dhe ekipi për ekspertizë nga SPB Strumicë. Në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të A.A. është kryer bastisje me ç ‘rast është gjetur druri me të cilin i njëjti e ka kryer veprën penale, si dhe dy thika të vogla me të cilat është lënduar T.A., të cilat janë marrë dhe janë dhënë për ekspertizë. A.A. është privuar nga liria dhe është mbajtur në SP Strumicë. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër A.A. do të ngritët padi penale për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepër të kryer penale “vrasje”.