Vuçiç ia boton librin Ramës, ky ia ndërton qendren kulturore dhe kishë serbe në Libofshë

Serbia është duke ndërtuar “Qendrën Kulturore Serbe” dhe një kishe po serbe në Libofshë të Fierit.

Financimi nga qeveria serbe dhe zbatimi nga shoqata “Jedinstvo” me aktivitet në Fier. Kjo duket një platformë në heshtje për serbizimin e Shqipërisë.

Ajo çfarë “Syri.net” ka mësuar është fakti se ky projekt ka marrë miratimin e qeverisë shqiptare. Megjithëse firma mbahet e fshehtë.

Në kohën kur mediat e Ramës flasin për “suksesin” e “Kurbanit” në Serbi, kryeministri shqiptar nuk ka humbur rastin për ti shprehur mirënjohjen dhe shpërblimin kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç.

Por këtë lajm deri më sot e kanë mbajtur të fshehur mediat afër kryeministrit dhe vetë qeveria shqiptare.

Pas refuzimit që shteti i ri i Kosovës i bëri “Bashkim-Vëllazërimit” Rama-Vuçiç, këta dy të fundit duket se kanë vendosur të vazhdojnë vetë.