Vucic për zgjedhjet në veri: Dëshmi e unitetit politik të serbëve

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vucic, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në komunat në veri të Kosovës.

Vucic e ka përshëndetur dhe falënderuar popullin serb për daljen masive në këto zgjedhje.

Sipas tij, ky është konfirmimi më i mirë për unitetin politik të serbëve rreth interesave vitale dhe nacionale, si dhe interesave më të rëndësishme të shtetit të Serbisë.

“Njerëzit tanë kanë dëshmuar energji jashtëzakonisht të madhe dhe dëshirën se duan të luftojnë për të ardhmen e tyre dhe një të nesërme më të mirë për fëmijët e tyre”, është shprehur ai.

“Me këtë fitore nuk do t’i zgjidhim të gjitha problemet tona, por kemi treguar se duam unitet në zgjidhjen e këtyre problemeve dhe zgjidhjen e përbashkët të tyre”, ka thënë Vucic.

“Mendoj se pas të gjitha kërcënimeve nga shqiptarët dhe disa serbë, ky është konfirmimi më i mirë për unitetin politik të luftës për interesat tona vitale dhe nacionale dhe interesat tona më të rëndësishme shtetërore”, ka deklaruar ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme