Vuçiq: Ekzistojnë indikacione të çuditshme për vrasjen e Ivanoviqit

Kryetari serb Aleksandar Vuçiq është i bindur se e vërteta mbi vrasjen e Oliver Ivanoviqit do të kuptohet dhe ka shtuar se Beogradi ka “indikacione të ndryshme dhe të çuditshme” për këtë rast, por se do t’ia lë këtë organeve kompetente.

Në një intervistë për gazetën serbe “Kurir”, Vuçiq thotë se gjithmonë është me rëndësi, që kur të ndodh një krim, të ketë motiv.

“Dhe pyetja ime është – cili mund të jetë motivi? Vështirë që mundë të gjendet ndonjë motiv i rëndësishëm dhe të thuhet se këtë krim e kanë bërë serbët. Dhe “histeria” të cilën e kanë shkaktuar disa serb, me përkrahjen e ambasadave të huaja, se pas vrasjes qëndrojnë serbët, na tregon se ekzistojnë gjërat e çuditshme në këtë çështje”, ka thënë ai

“Nuk i kemi xhirimet satelitore që t’i kontrollojmë. Sikur t’i kishim do të vërtetonim gjithçka”, pretendon Vuçiq dhe thotë se do të kishin parë se ku gjenden persona t të cilët e kanë djegur veturën, në cilin drejtim kanë ikur…

Në konstatimin se, sipas deklaratës së kryeministrit Haradinaj, “ai tani e gjuan topin në Beograd”, ai thotë:

“Jo, mos gjuani topin. Ata nuk kanë asnjë gjurmë, po përpiqen të thonë se këtë e kanë bërë serbët, por nuk kanë prova, përndryshe i kishin arrestuar të gjithë serbët që janë në veri të Kosovës”.

Kryetari i Serbisë thotë se nuk është fshehtësi se njerëzit nga disa ambasada e kanë shpërndarë këtë informatë nëpërmes të disa serbëve, dhe se këtë e bëjnë gjatë gjithë kohës.

Në pyetje se a mendon se përzierje në këtë krim mund të kenë faktorët e jashtëm, Vuçiq thotë se ai nuk insiston se kjo është e vërtetë.

“Por pohojë se dinë më tepër sesa që iu përgjigjet të flasin”, ka thënë kryetari serb Aleksandar Vuçiq.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme