VV dhe OVL e UÇK-së thonë se aspiratave të Serbisë Kosova duhet t’u kundërvihet si shtet

Vetëvendosje dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së janë pajtuar se aspiratave të Serbisë, Kosova duhet t’u kundërvihet si shtet.

Këtë konstatim ata e dhanë gjatë takimit të sotëm të një delegacioni të VV-së me kryesinë e OVL-së.

Sipas njoftimit, në këtë takim u disktua rreth ngjarjeve aktuale në vend me fokus në negociatat Kosovë-Serbi, si dhe për zhvillimet e fundit në lidhje me listat e veteranëve.

“Ishte konstatim i përbashkët që aspiratave të Serbisë duhet t’iu kundërvihemi si shtet dhe se Serbia i ka shumë borxh shqiptarëve dhe Kosovës. Në anën tjetër, veteranët dhe invalidët e luftës së UÇK-së janë vlerë e shoqërisë sonë, se ata kanë probleme të shumta sociale, dhe se nevojitet përgjegjësi, rregull e saktësi në trajtimin e çështjeve të tyre. Në fund, të dy palët u dakorduan për kontakte, komunikim e takime më të shpeshta në këto kohë tejet të rëndësishme për Kosovën dhe kombin tonë në përgjithësi”, thuhet në njoftim të VV-së.

Lini Një Koment