Xhevdet Pozhari: Blerim Rekës i vijnë postet e gatshme sa nga Maqedonia poaq edhe nga Kosova!

Edhe gazetari i njohur dhe shkrimtari Xhevdet Pozhari e ka komentuar listën e ministrave të propozuar nga Albin Kurti. Ai ka ironizuar me propozimin e Blerim Rekës për ministër të Punëve të Jashtme duke thënë se është një nga ata që mund ta komentosh si të duash ngaqë nuk ka ‘karakter’ të përcaktuar politik.

Pozhari pohon se Albin Kurti mirë ka bërë që ka paraparë post edhe për Aki Abazin sepse si “vrapues” i shpjete që është, ai edhe mund të ikë.

Më posh të ua sjellim shkrimin e plotë që Xhevdet Pozhari e ka publikuar në faqen e tij të FB.

“Albin Kurti deri më tani zgjodhi/propozoi 8 emra, nga të cilët 5 burra dhe 3 gra. Do të doja shumë që të ishin 4/4, barazi e plotë.

Shkojmë me rend.

– Glauk Konjufca, si deputeti ma i votuar, patjetër se e meritonte të jetë i propozuar për kryetar të Kuvendit.

– Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërije Nagavci ka qenë shembull i politikanes profesioniste dhe me dinjitet.

– Besnik Bislimi, një prej emrave që konsiderohet nga profesionistët më të mirë të fushës së tij.

– Arben Vitinë, veç duhesh të jesh shumë njeri i poshtër që t’ia mohosh vlerat e tij njerëzore e profesionale.

– Rozeta Hajdarin, nuk kam dëgjuar kurrë për të. Shpresoj të tregojë rezultate të mira, veçanërisht si grua.

– Albulena Haxhiu në plot kuptimin e fjalës është simbol i rezistencës në Vetëvendosje.

– Haki Abazin, mirë që e ka emëruar që mos të ikë naj kah. Vironi edhe vrapon shpejtë!

– Blerim Reka, për mos me i marr këta tjerët msysh e me thanë se e kemi edhe ne një që mundeni me e komentu si të doni. Pos që ka qenë ambasador i propozuar nga BDI, kandidat për president që veç u reklamua e nuk bëri asgjë tjetër për shqiptarët në Maqedoni, s’di që ka bë ndonjë gjë tjetër, pos që i kanë ardhur postet e gatshme. Ah.. nime se kesh t’u harru – ka qenë një kohë i njohur edhe si vjehrri i Tunës” – shkruan Xhevdet Pozhari.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme