Zaev: Po shënojmë realitet të ri në Republikën e Maqedonisë së Veriut

Kryeministri Zoran Zaev ka mbajtur fjalimin e tij të parë pas votimit të ndryshimeve kushtetuese në Kuvend.

Zaev nga godina e Qeverisë përdori disa herë emrin e ri të shtetit Republika e Maqedonisë së Veriut.

“Për këtë moment historik, falënderoj çdo deputet dhe deputete. E di sa ishte e vështirë. Unë e kuptoj hidhërimin dhe zemërimin e disave që nuk e pranojnë rezultatin e votimit, por i kuptoj edhe ata që janë të lumtur dhe që festojnë. Ne po shkruajmë një realitet të ri në Republikës së Maqedonisë së Veriut, anëtare e NATO-s, së shpejti edhe e BE-së”, pohoi Zaev.

Zaev është shprehur oprimist në lidhje me ratifikimin e marrëveshjes së Prespës në Parlamentin grek.

“Unë besoj fuqishëm se miku ynë Greqia do të ratifikojë Marrëveshjen e Prespës dhe se i pari do të ratifikojë dokumentin për qasjen e Maqedonisë në NATO”, tha kryeministri Zaev.

Kryeministri Zaev tha se tash është koha për zgjedhjen e problemeve brenda vendit. Sipas tij vendi tashmë duhet të koncentohet që brenda shtetit të ketë pajtim dhe se qytetarët duhet të bashkohen për punë dhe për jetë më të mirë.

“Nuk ka  të më ndalesa, tani është koha për të zgjidhur çështjet e brendshme. Unë pres që të gjithë ministrat dhe kryetarët e komunave të punojnë shumë dhe me efikasitet. Kemi një qëllim të përbashkët, për ta bërë jetën më të mirë për të gjithë”, theksoi Zoran Zaev duke e përfunduar fjalimin e tij me fjalët “Të rrojë Maqedonia, të rrojë Republika e Maqedonisë së Veriut”

ALSAT

Lini Një Koment