Zëdhënësi i BESËS, Faton Fazliu: Lajmi i vetëm i mirë, mbajtja e zgjedhjeve

Zëdhënësi i Lëvizjes BESA, Faton Fazliu, ka thënë se kjo lëvizje konsideron se marrëveshja e arritur është një mundësi për zgjidhjen e krizës, por ai ka shfaqur dyshimet rreth implementimit të saj.
“Lëvizja BESA e përshëndet marrëveshjen e arritur, për faktin se kjo është edhe një mundësi për zgjidhjen e krizës, por nuk mund të mos e shpreh, së pari, dyshimin se a do implementohet ajo – sepse përvoja na flet se ata që shkaktojnë kriza nuk kanë prirje për zgjidhjen e tyre dhe, e dyta, fshirja e mërgimtarëve shqiptarë nga lista dhe fakti që nuk u shtrua asnjë detyrim për interesat shqiptare në Maqedoni, janë mashtrimi dhe tradhtia e radhës që dy partitë shqiptare të kapura nga VMRO-ja ua ofrojnë shqiptarëve të Maqedonisë.
E, si kurorëzim i kësaj është ofendimi i radhës, që shqiptari të bëhet ministër i Punëve të Brendshme kur nuk ka asnjë kompetencë. Lajmi i vetëm i mirë mund të jetë se zgjedhjet mund të jenë në dhjetor, që qytetarët shqiptarë të mund të çlirohen nga këta njerëz, që hanë bukën e shqiptarit dhe i bëjnë duanë VMRO-së”, ka thënë Faton Fazliu, zëdhënës në Lëvizjen BESA./Sakte.net

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë