Zgjedhjet për kryetar të Drenasit: Deri në orën 17:00, votojnë 39 për qind e qytetarëve

Në Komunën e Drenasit sot zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të Komunës, ku në balotazh do të garojnë kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci dhe kandidati i Nismës për Kosovën, Isa Xhemajlaj.

Demokracia në Veprim njofton se deri në orën 17:00, kanë votuar 39 për qind e qytetarëve me të drejtë vote në Drenas.

“Ekipet në orët e mbrëmjes kanë hasur ne minibus që kanë bartur votues në mënyrë të mobilizuar”, u tha në konferencë, transmeton Telegrafi, duke përmendur këto parregullsi: “Votimet familjare janë regjistruar në 67 raste; 12 raste të fotografimit të votës; në pesë raste është ofruar asistencë më shumë se një votuesi; 144 votues nuk e kanë gjetur ermin ne lista; ka raste tl votimit të personave te cilëve u është gjetur sprej ne gisht, pastaj persona te paautorizuar ne vendvotime në dy raste etj.”