Zhduket Musli Krasniqi nga fshati Begaj i Vushtrrisë

Ka tri ditë që Musli Krasniqi nga fshati Begaj i Vushtrrisë është zhdukur. Familjarët thonë se deri me tani nuk kanë asnjë informacion për vendndodhjen e tij.


Ata kanë kërkuar nga qytetarët, kushdo që e sheh Musli Krasiqin ta lajmërojë vëllanë e tij, Mehdi Krasniqin apo dhe policinë.

Ai kishte dalë nga shtëpia me 28 tetor, pa marrë asnjë dokument me vete.

Ndërkaq, familja rastin e kanë paraqitur edhe në policinë e Vushtrrisë, ndërsa janë në kërkim të tij.

Kushdo që ka informacione të lajmërojë në numrin e telefonit 044472761.

Lini Një Koment