Zyrtare, liderët e partive politke nënshkruan marrëveshjen

Liderët e partive politike nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos, sot u dakorduan për të gjitha detajet e mbetura. Ashtu siç edhe parashihte marrëveshja e cila u quajt “Përzhino 2”, sot liderët u takuan për të përmbyllur të gjitha çështjet e hapura, ndërsa lideri i VMRO-së u pajtua me të gjitha propozimet e LSDM-së dhe lëshoi takimin, duke u shprehur që është i gatshëm të nënshkruajë gjithçka për të cilën do të dakordohen partitë tjera. Ishte anëtari i pestë i Komisionit Ad-Hok, pengesa e fundit që duhej tejkaluar nga liderët e partive, ndërsa tanimë edhe kjo çështje është zgjidhur. Ka mbetur vetëm nënshkrimi i liderëve, për t’i dhënë fund dilemës dhe krizës që ka mbajtur peng opinionin për një kohë më të gjatë.